Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, AMP arreston dy policët

31 Janar 2025 | 14:50

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy punonjës policie në Sarandë dhe Has për “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas njoftimit Inspektor A. K, me detyrë në Forcën e Posaçme Shqiponja, në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të mjetit tip “Mercedes Benz” në qytetin e Sarandës, është përplasur me mjetin tip “Wolksvagen”, duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër) ka bërë ndalimin me iniciativë të punonjësit të policisë Inspektor H. D., 53 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Has, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Ndalimi i punonjësit të policisë u krye pasi duke drejtuar automjetin e tij Volkswagen në rrugën ”Demokracia” në qytetin Krumë, ai ka përplasur dy këmbësoret shtetaset M. G, 43 vjeçe dhe Z. G., 78 vjeçe, të cilat janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026