Shkodra në dhimbje për Ditën e Luleve, Qyteza: Kënga u kthye në pikëllim

6 Maj 2024 | 14:48

QNë Ditën e Luleve në Shkodër, qytetarët janë bashkuar dhe kanë hedhur lule në ujërat e lumit Buna aty ku u ndërpre ne mes jeta e nënës Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj.

Shkodra do të festonte këtë të hënë, 6 maj, festën e luleve, një festë e cila zbeh nga tragjedia që përfshiu qytetin verior, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj u mbytën në ujërat e lumit Buna.

Qytetarë të shumtë zgjodhën të hidhnin lule në ujëtar e Bunës për të shprehur solidaritetin e tyre me ngjarjen e ndodhur.

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Teuta Qyteza tha se sot festa në Shkodër u kthye në një pikëllim për të gjithë qytetin për shkak të ngjarjes së ndodhur. Ajo tha se shpreson ende që nëna me dy fëmijët e tjerë të gjenden ende të gjallë.

“Nemi sot të gjithë bashkë në këtë ditë që Shkodrës i fali 6 majin, ditën e luleve, në kërkim të disa luleve që u shkëputën tragjikisht nga jeta. Në qytetin e Shkodrës është bërë traditë që 6 maji të festohet me fëmijë, me lule, me koncerte, me këngë, me recitime, por sot të gjithëve u mungonte diçka thelbësore shpirtërore. Është ky kërkim që vazhdon ende të bëhet sepse ende nuk janë gjetur tre trupa, për të cilën asgjë s’na ndalon të shpresojmë se mund t’i gjejmë gjallë, por ama e kemi Eriseldën të gjetur të pajetë që sot përcillet në banesën e fundit.

Si nanë, si grua, si përfaqësuese e bashkisë Shkodër ndihem shumë e trishtuar dhe e pikëlluar se pikërisht në këtë ditë të caktuar për festë, ku organizoheshim të gjithë na ndodhi ky pikëllim. Lutemi për Eriseldën që të pushojë në paqedhe që nëna me dy fëmijët e tjerë të gjenden, të vazhdojnë jetën dhe të mos kemi më të tilla ngjarje”, tha nënkryetarja Qyteza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026