Shkodra kryeson listën me numrin më të ulët të lindjeve në 20 vite
Në 23 vitet e fundit numri i lindjeve në Shkodër ka rënë me më shumë se 50%.
Rënia e lindjeve ka vijuar nga viti në vit dhe nga 3100 lindje që ishin në fillim vitet 2000, viti 2023 u mbyll me vetëm 1300 lindje.
Mjekja e spitalit të Shkodrës Dhurata Kuçi, thotë se krahasuar edhe me një vit më parë ka një rënie pasi janë mbi 13% më pak fëmijë të lindur në Shkodër.
“Numri i lindjeve ka një trend shumë në zbritje. Mund të themi që në dhjetëvjeçarin e fundit duke e krahasuar me lindjet para 20 viteve ka një përgjysmim të lindjeve. Nëse në vitin 2000 kishim rreth 3 mijë, 3 mijë e 100 lindje, trendi është gjithnjë e në zbritje. Mund të them që 2019 ka 1580, 2020 me 1584 ,2021 ka 1670, 2022 ka 1437 dhe 2023 përsëri në zbritje me 1300 lindje”-tha Dhurata Kuçi, mjeke në spitalin rajonal të Shkodrës”-tha ajo.
Për psikologun Altin Nika , shkak kryesor i kësaj rënie mbeten kushtet social-ekonomike, si faktor i rëndësishëm që frenon të rinjtë të krijojnë familje
“Në kushtet në të cilat jetojmë sot dhe po kalon në përgjithësi Shqipëria dhe Shkodra është një situatë që lidhet shumë me kushtet social-ekonomike. Do të thotë vështirësitë ekonomike, rritja e standardit të jetesës, pamundësia për të paguar faturat e muajit, pamundësia për t’i bërë ballë jetës, këto aspekte demotivojnë çdo lloj iniciative që mund të jetë deri në shtimin e familjes pra me fëmijë por edhe demotivim për një shpenzim ekstra”- u shpreh Altin Nika, psikolog.
Shkodra sipas të dhënave të INSTAT përfshihet në qytetet me numrin më të lartë të rënies së numrit të lindjeve bashkë me Kukësin, Lezhën dhe Dibrën. Nga viti 2013 në vitin 2023 lindjet në shkallë kombëtare kanë shënuar rënie me 37%. Kjo ishte rënia më e fortë në 30 vitet e fundit nga viti 1993. Shqipëria renditet edhe ndër vendet me lindshmërinë më të ulët në Europë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid