Shkolla 100-vjeçare në Gjirokastër mbyll dyert për nxënësit, godina drejt rrënimit
Një ndër shkollat më të vjetra në rang vendi, prej disa vitesh është jashtë funksioni. Bëhet fjalë për shkollën fillore ‘Bajo Topulli’ në Gjirokastër e cila është ndërtuar dhe vënë në funksion rreth 100 vite më parë.
Sot ajo, përveçse i ka mbyllur dyert për nxënësit, është degraduar edhe si godinë. Kjo për faktin se në këtë shkollë kërkesa për regjistrim ishte shumë e ulët dhe nuk plotësonte kriteret për funksionimin e rregullt.
Banorë të lagjes ‘Dunavat’, ku edhe ndodhet shkolla apelojnë që godina shekullore të rregullohet dhe të vihet në funksion.
“Gjynah ajo shkollë të ngelet pa mësues dhe pa nxënës aty kemi mësuar kanë dalë profesorë, kanë dalë inxhinierë, kanë dalë deputetë që janë të sotëm dhe që të rrijë ashtu një gjë e shkretë”,-tha banori.
“Mendoj se mund të ketë rënë numri i nxënësve, ka pasur lindje më pak, fëmijë më pak në shkollë dhe ndaj u mbyll dhe u grupuan në shkollën qendër “Naim Frashëri”.
“Shumë keq ajo duhet të ishte mbajtur të paktën nëse nuk do të funksiononte si shkollë, te funksiononte si kopësht. Është shkollë e vjetër shumë, nuk duhet të ishte lënë në këtë gjendje”.
5 vite më parë shkolla fillore ‘Bajo Topulli’ funksiononte për klasat e para deri në të 4-rt me një numër nxënësish prej 150. Por largimi masiv i popullatës nga Gjirokastra drejt qyteteve të tjera, emigrimi dhe ulja e numri të lindjeve duket se janë faktorët që kanë ndikuar në mbylljet e kësaj shkolle. Duke qenë se kjo zonë është e frekuentuar nga turistët, rrjetëzimi i godinës do të ishte një vlerë e shtuar edhe për zonën historike të Gjirokastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë