“Shkollat të rrethuara nga pallatet”, Qiraxhi: Duhet ngritur droni t’i gjesh

9 Shtator 2025 | 22:11

Migen Qiraxhi aktivist i Qëndresës Qytetare tha në emisionin Now në Euronews Albania se hapësira e dedikuar shkollave në kryeqytet është minimale dhe e pamjaftueshme.

Sipas tij, kjo tregon vizionin që kemi ndërtuar për arsimin, duke lënë infrastrukturën e 60 viteve të shkuara.

“Sistemi jonë arsimor ka për infrastrukturë atë të 60 viteve të kaluara. Te shkolla ‘Kosova’ nuk ka asnjë centimetër të gjelbër, bashkitë nuk kanë kryer asnjë shpronësim për interes publik, shkolla “Partizani” është e mbështjellë me pallate, kjo tregon vizionin për arsimin. Të gjithë kemi dalë jashtë dhe nëpër qytete ndërtesat e shkollave janë më ikoniket. Në kryeqytet duhet të ngresh dronin që të kuptosh ku është një shkollë, ka edhe shkolla ku të duhet guidë, të “Konferenca  e Pezës është e pamundur pa pyetur disa vetë si mund të shkosh. Ky është vizioni si e kemi ndërtuar arsimin, kemi ndërtuar pallate, nuk kemi investuar për arsimin dhe e kemi lënë me infrastrukturën e  60 viteve të shkuara”, tha Qiraxhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026