Shkrimi që çoi pas hekurave Dritan Goxhajn: Dëshmitarët e rremë që gënjyen Hagën
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ish-luftëtari i UÇK-së u akuzua se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Në një intervistë për ‘Now me Erla Mëhillin’ ai foli për një shkrim që e çoi pas hekurave.
“Unë kam bërë një shkrim më datë 1 janar të vitit 2023, në të cilin akuzoj që Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë ka dënuar në bazë të dëshmive të rreme një bashkëluftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantin e njësive speciale të zonës operative të Llapit në Kosovë,” – tregoi Goxhaj.
Ai foli dhe për kontributin që dha në luftë bashkë me të atin.
“Profesioni i ushtarakut është i lidhur me luftën, në atë kohë menduam që secili nga ne të jepte kontributin e vet pa e bashkërenduar veprimin me njëri-tjetrin. Kur niste bombardimi ditët e para i bëja pyetje vetes; po unë ç’dua këtu, nuk është çështje trimërie, po çështje kujdesi, ajo që përjeton. Në fillim nuk e di ku të rreh zemra, dhe derisa të mësohesh, po e kalon me ndihmën e bashkëluftëtarëve dhe gjen vullnetin për të qëndruar. Njeriu mësohet edhe me gjërat më të vështira”, u shpreh Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë