Shmanget burokracia për shoferët profesionistë, CAP bëhet pjesë lejes së drejtimit
Këtë të mërkurë është bërë e ditur se Certifikata e Aftësimit Profesional, CAP nuk do të lëshohet më si dokument i veçantë për drejtuesit e mjeteve, por do të përfshihet në mënyrë automatike në lejen e drejtimit përmes Kodit 95.
Njoftimi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila e konsideron këtë si një hap drejt thjeshtimit të procedurave dhe përputhjes me standardet e Bashkimit Europian.
Kodi 95 është një shënim standard që dëshmon kualifikimin profesional të drejtuesve të mjeteve që kryejnë transport mallrash ose pasagjerësh me pagesë. Deri më tani, CAP është lëshuar si dokument më vete dhe ka qenë i detyrueshëm për drejtuesit që punojnë në mënyrë profesionale në sektorin e transportit. Me ndryshimin e ri, të dhënat për këtë certifikatë do të jenë të integruara në patentë, pa pasur nevojë për një kartë të veçantë.
Sipas DPSHTRR, ky ndryshim synon të ulë numrin e dokumenteve të nevojshme, të reduktojë kostot për qytetarët dhe të shmangë procedurat shtesë për marrjen ose zëvendësimin e CAP.
Përfshirja e këtij informacioni në lejen e drejtimit konsiderohet gjithashtu një përmirësim në drejtim të digjitalizimit dhe standardizimit të dokumentacionit për drejtuesit profesionistë.
Shoferët që aplikojnë për leje drejtimi dhe ndjekin trajnimin për CAP do ta kenë atë të pasqyruar automatikisht në dokumentin e ri.
Ndryshimi nuk ka ndikim në përmbajtjen e trajnimeve apo kriteret që duhet të përmbushë një drejtues mjeti për të marrë certifikatën, por ka të bëjë vetëm me formatin dhe mënyrën e administrimit të saj.
Certifikata e Aftësimit Profesional CAP shërben për shoferët profesionistë që drejtojnë mjete të rëndësishme për transportin e mallrave ose pasagjerëve me pagesë. Kjo do të thotë se nuk është për shoferët që përdorin makinën vetëm për përdorim personal, por për ata që punojnë në mënyrë profesionale, si p.sh. shoferët e kamionëve, autobuzëve, taksive apo mjeteve të tjera të transportit publik ose tregtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve