Shoqata e Transportit Urban takim sot me Bashkinë Tiranë, Kasamaj: Nëse nuk plotësohen kushtet, rritje çmimi
Shoqata e Transportit Urban pritet të zhvillojë ditën e sotme një takim me Bashkinë e Tiranës sa i përket problematikave dhe kërkesave nga ana e këtij sektori.
Nënkryetar i Shoqatës së Transportit Urban, Fatjon Kasamaj u shpreh për Euronews Albania se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.
“Ne kemi tre pika kryesore që kërkojmë : është ulja e pragut të TVSH nga 20% në 6%, është heqja e akcizës dhe taksa e qarkullimit”, u shpreh ai.
Z. Kasmaj kërkoi nga Bashkia Tiranë, por edhe institucionet vendore apo qendrore që të t’i japin një zgjidhje situatës që ky sektor të dalë nga kaosi.
Ai shtoi se do të përmirësohet transporti publik në Tiranë nëse plotësohen kushtet.
Z. Kasamaj nënvizoi se nuk do të përgjysmojmë akoma më shumë flotën, por mund të ketë rritje të çmimit të biletës, nëse nuk u plotësohen kushtet.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
- 12:17 Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 12:14 Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja