Shoqërimi i të riut pasi tentoi të djegë flamurin e Vorio-Epirit, Bido: Absurde!
Historiani Ardit Bido ka reaguar për shoqërimin në Polici të një të riu, për djegien e flamurit të të ashtuquajturit Vorio-Epir.
Komentet Bido i bëri në Euronews Albania, ku tha se ky veprim i Policisë është absurd.
Bido tha se nuk mund të shoqërohet askush për djegien e një flamuri, i cili është simbol i urrejtjes së shqiptarëve.
Ai shtoi se shoqërimi i të riut për këtë vepër, është njësoj si të shoqërohej dikush në Gjermani për djegien e flamurit nazist.
“Është absurde që të shoqërosh një person, sepse vete të djegë një simbol të urrejtjes ndaj shqiptarëve, që cënonte tërësinë territoriale të Shqipërisë. Është e njëjta gjë sikur policia në Gjermani të shoqërojë një person që djeg flamurin nazist. Ndoshta nuk e kanë kuptuar se çfarë flamuri është ai, ndoshta e kanë pandehur si flamurin e shtetit grek.
Nuk mundet të ndalohet askush që të djegë flamurin e vorioepirit, megjithëse unë nuk besoj personalisht te simbolika e djegies. Beleri i shmanget drejtësisë, i shmanget përballjes me metodat e veta, sepse është shumë e qartë që do e humbasë çështjen ndaj meje.
Rëndësi ka për herë të parë se gjykata shqiptare do të shprehen për atë që ai është akuzuar nga shteti grek, për ngjarje ku janë vrarë Arsen Gjini dhe Fatmir Shehu, dhe janë plagosur disa shqiptarë”, tha Bido.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tentoi të digjte flamurin e “Vorio-Epirit” para Dules, ndalohet nga policia i riu
- “Për mua nuk ekziston Vorio-Epiri”, Beleri: S’kam bërë fushatë me këtë flamur
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 11:51 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim