Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kampionatit Europian “EURO 2024”, në shortin e mbajtur këtë të diel në Frankurt të Gjermanisë.
Shorti, në letër duket disi favorizues për kuqezinjtë pasi janë evituar skuadrat e mëdha dhe ëndrra për të marrë pjesë në “EURO 2024” duket e realizueshme.
Shqipëria do të jetë në grupin E, ku në vazon e parë, kuqezinjtë kanë gjetur sërish Poloninë, përfaqësuese të cilët e patëm edhe në kualifikueset e Botërorit të Katarit.
Në vazon e dytë, u përzgjodh skuadra e Republikës Çeke. Nga vazo e katërt nga goglat e hedhura janë Ishujt Faroe, ndërsa në vazon e pestë është Moldavia.
Në këto kualifikuese do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania është e kualifikuar automatikisht si organizatore e Europianit dhe nuk ka marrë pjesë në short ashtu si Rusia, që mbetet e përjashtuar nga kompeticionet ndërkombëtare.
The road to Germany starts now! 🇩🇪🏆
What’s your first reaction to the draw?#EURO2024 pic.twitter.com/QAQzVMEhcN
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 9, 2022
Shorti i plotë
Grupi A – Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro
Grupi B – Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar
Grupi C – Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë
Grupi D – Kroaci, Uells, Armenia, Turqi, Letoni
Grupi E – Poloni, Republika Ceke, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavia
Grupi F – Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni
Grupi G – Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani
Grupi H – Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut, San Marino
Grupi I – Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra
Grupi J – Portugali, Bosnjë Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtejn
LEXONI GJITHASHTU
- Maks Vershtapen shpallet kampion i botës për herë të dytë në Formula 1
- As Mesi e as Ronaldo, cili futbollist do të paguhet më shumë për sezonin 2022-2023
- Ceferin do të kandidojë sërish për kreun e UEFA-s