Shpallet gjendje e krizës në RMV, do të zgjasë 30 ditë

9 Nëntor 2021 | 17:08

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendjen e krizës energjetike për 30 ditët e ardhshme.

Sipas ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi masa e vetme që do të merret është shpërndarja e parave nga buxheti i shtetit tek kompanitë shtetërore për shpërndarjen e energjisë elektrike.

Qeveria ka parashikuar t’u ndajë kompanive shpërndarëse rreth 65 mijë euro në total.

“Sollëm gjendje krize që ta përmirësojmë punën e kompanive energjetike. Ta zmadhojmë likuiditetin e tyre, dhe jo për të sjellë masa kufizuese që do të ndikonin negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Gjithsej kompanive shpërndarëse do tu jepen rreth 4 miliard denarë që të kenë pajisje shtesë për periudhën e dimrit dhe të kemi furnizim të pandërprerë me energji elektrike,” – u shpreh Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë në RMV.

Sa i përket prodhimtarisë se Maqedonisë së Veriut me termo dhe hidrocentralet e saj, ministri i ekonomisë thotë se po përmirësohet gjendja dhe se nuk do të ketë problem me furnizimi në asnjë moment.

Ditët e fundit Maqedonia e Veriut është detyruar që të blejë energji elektrike me çmime tejet të larta që kanë arritur mbi 7 milion euro.  

Qeveria ka premtuar se shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk do t’i prekë qytetarët të paktën deri në fund të vitit, por edhe nga janari e tutje, nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë, do të jetë në shifra shumë të ulëta.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026