“Shpejt hapet tuneli i Murrizit”, Balluku me mjekët në Dibër: Në Tiranë për 1 orë
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ishte të hënën në Dibër ku zhvilloi një takim me mjekët.
Balluku shprehu mirënjohjen për punonjësit e shëndetësisë, që siç tha kanë zgjedhur të shërbejnë në vendin e tyre edhe pse mund të kenë pasur mundësi të largohet.
Është një profesion që duhet të shpërblehet pasi ka lodhje, ju keni jetën e njerëzve në duar. Maji maj është vetëm fillimi i rritjes së pagave, pasi kjo reformë do vazhdojë”, tha Balluku.
Ministrja u shpreh se shumë shpejt do të hapet tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit që do ta sjellë Dibrën shumë më afër Tiranës.
“Për pak ditë hapet Plani i Bardhë dhe rrugën që sot e bëni për 2 orë do e bëni për 1 orë e 30 minuta. Për pak muaj do hapet tuneli i madh i Murrizit dhe ju nga Tirana do jeni për 1 orë e 10 minuta”, u shpreh zv/kryeministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus