Shpërndante kokainë në Vlorë, arrestohen në Tiranë 48-vjeçari dhe shoku i tij
Është arrestuar këtë të martë nga policia e Tiranës një 48-vjeçar pasi shpërndante lëndë narkotike të ndara në doza të vogla, në qytetin e Vlorës.
Në pranga ka rënë gjithashtu dhe 41-vjeçar për moskallëzim e kësaj veprimtarie.
Sipas raportimeve, është arrestuar shtetasi Shaqir Duraku 48 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe Rikels Karaj banues në Domje, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Policia ka bërë të ditur që, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Marqinetit”, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin Shaqir Duraku dhe pasagjer shtetasin, Rikels Karaj, ku gjatë kontrollit të automjetit dhe më pas të banesës së 48-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe 2 peshore elektronike.
Sakaq, u sekuestrun në cilësinë e provës materiale 2 peshore elektronike dhe 1 automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024