Shpërndante lëndë narkotike në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari

25 Janar 2025 | 16:40

Policia e Tiranës, ka realizuar një operacion në zonën e Astirit, teksa ka arrestuar shtetasin me iniciale E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. I arrestuari merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, përkatësisht kokainë dhe kanabis.

Gjatë kontrollit fizik, policia sekuestroi dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndara në doza gati për shitje; Një sasi lëndë narkotike kanabis; Tre peshore elektronike që shërbenin për peshimin e lëndëve narkotike; Një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:32 | 21/06/2026

Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar

Një prej nismëtarëve të protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta në prag të nisjes së tubimit, duke ngritur shqetësime për praninë e...
20:03 | 21/06/2026

Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 9 personave, të cilët sipas autoriteteve kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e...
16:58 | 21/06/2026