Shpërthejnë virozat e stinës, mjekja: Sëmundja zgjat 10 ditë, simptomat ndryshojnë

23 Shtator 2024 | 15:31

Shtatori ka shtuar numrin e pacientëve të prekur nga viroza të stinës.

Në dyert e poliklinikave paraqiten çdo ditë me dhjetra qytetarë të moshave të ndryshme, që kërkojnë ndihmën e mjekut të familjes.

“Kemi pasur pacient që ankohen për simptoma të traktit gastrointestinal, virozat që janë karketeristike janë virozat e gripi, pacientët ankohen për temperaturë të lartë dhimbje fyti, teshtima dhimbje koke, karakteristike ka qenë dhimbja e muskujve dhe këputja,” –sqaroi mjekja e familjes, Xhentiljana Nazaj.

Viroza mund të nis me simtoma të ndryshme nga një person tek tjetri.

Karakteristikë e kësaj viroze që kemi në qarkullim është kohëzgjatja, nga 1 , 5 , 7 deri në 10 ditë dhe vihet re ndryshimi i simtomatologjisë, mund të fillojë me temperaturëm , pastaj dhimbje fyti, pra kemi një zgjatje të simtomatologjisë,” –vijoi më tej mjekja.

Edhe pse virozat dhe gripi prekin çdo moshë, mjekja pohon se simptomat më të zgjatura verëhen tek fëmijët, personat mbi 65 vjeç dhe  të sëmurët kronik.

Për të shmangur sa më shumë infektimet dhe njëkohësisht për të mos zgjatur kohën e rikuperimit për të sëmurët, mjeja këshillon të zbatohen rregullat bazë të regjimit.

“Nëse vemë re që kemi simptoma të gripit, teshtima, dhimbje fyti, temperaturë  është e mira të qëndrojmë në shtëpi të ushqehemi mirë të marrim ato medikamentet simptomatike dhe të konsultohemi me mjeku, kjo do na shpëtonte kohëzgjatjen e sëmundjes dhe komplikacionet e virozës,”-tha mjkeja Nazaj.

Ndër këshilla primare për të evituar sa më shumë infketimin mbetet higjena dhe imuniteti I mirë.

Shtatori përkon edhe me shtimin e alergjive , ndaj edhe shumë pacientë kanë shfaqur rëndëse të sëmundjes.

LEXONI GJITHJASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026