Shpërthen granata në një banesë: Plagoset 49-vjeçari, si paraqitet gjendja e tij

20 Tetor 2025 | 13:41

Një 49-vjeçar, Gentian Yzellari është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në Pogradec. Bëhet e ditur se 49 vjeçari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës ka aktivizuar një granatë dore e cila ndodhej nën tokë dhe më pas ka shpërthyer.

Aktualisht, Yzellari po merr trajtim në spitalin e Pogradecit me dëmtime në pjesë të trupit dhe fytyrës dhe ndodhet jasht rrezikut për jetën. Ndërkaq po shikohet mundësia për ta transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se granata i përket periudhës së luftës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026