Shpërthim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dëmtohet makina e drejtorit

30 Prill 2025 | 13:09

Një incident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të mërkure në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Bëhet me dije se makina private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Osman Hajdari, ka pësuar dëmtime si pasojë e një shpërthimi.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues të institucionit.

“Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit. ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me ngjarjen, duke ofruar bashkëpunim të plotë me autoritetet përkatëse,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin përmes zëdhënëses Flora Ahmeti, e cila theksoi se rreth orës 10:00 është raportuar për një shpërthim në një veturë në hapësirat e QKUK-së.

“Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendngjarje dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen,” deklaroi Ahmeti për KosovaPress.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi natyrën e shpërthimit apo motivet e mundshme që mund të kenë çuar në incident.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026