Shpërthim pranë një sinagoge në Francë, lëndohet një oficer policie
Një shpërthim ka ndodhur pranë një sinagoge në Francën jugore këtë të shtunë duke lënë të plagosur një oficer policie
Shpërthimi ndodhi pasi zjarri përfshiu dy makina në parkimin e sinagogës në qytetin bregdetar La Grande-Motte, tha një zyrtar i unionit të policisë.
Zjarri shkaktoi shpërthimin e një bombole gazi që ndodhej në një prej makinavePolicia tha se po e heton këtë incident si një zjarrvënie të qëllimshme.
“Një veturë shpërtheu përballë sinagogës në La Grande-Motte. Një oficer lokal u lëndua”, shkroi në X Ëilliam Maury nga unioni i Aleancës së Policisë Nacionale.
Ai tha për BFM TV se polici i lënduar është jashtë rrezikut për jetën.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, tha se policia është në kërkim të një të dyshuari.
“Dua t’i sigurojë qytetarët tanë hebrenj dhe qytetin [Le Grande-Motte] se e kanë gjithë mbështetjen time dhe dua të them se, me kërkesën e presidentit Emmanuel Marcon, janë duke u marrë të gjitha masat për ta gjetur autorin”, shkroi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit