Shpërthime gjatë natës pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut
Tre shpërthime kanë ndodhur rreth mesnatës në veri të Kosovës, saktësisht në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Ky i fundit është shprehur se shpërthimi i parë ka ndodhur në rrugë gjatë patrullimit të policisë, ku vetura e policisë është gjuajtur me gurë dhe dyshohet se është hedhur një shok-bombë.
Shpërthimi i dytë ka ndodhur në oborrin e stacionit të Policisë në Mitrovicë të Veriut, derisa i treti në Zveçan, në afërsi të stacionit policor.
Nga këto shpërthime, mësohet se s’ka asnjë të lënduar.
“Në intervalin kohor prej orës 23:30 deri në orën 01:30, kanë ndodhur tri shpërthime. Një ka ndodhur në rrugë gjatë patrullimit të policies, vetura e policisë është gjuajtur me gurë dhe dyshohet se është hedhur një shok bombë. Një ka ndodhur në stacion të Policisë në Mitrovicë të veriut, saktësisht në oborr. Shpërthimi tjetër ka ndodhur në Zveçan, në afërsi të stacionit të policies. Nuk ka të lënduar. te rasti i parë, vetura është dëmtuar nga gjuajtja me gurë, e në dy rastet tjera s’kemi dëme”, ka thënë Elshani.
Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur. Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.
Dy ditë më parë, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit, një veprim që Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si rrëmbim.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Dhimbje gjoksi e mpirje”, mjeku turk shpjegon shenjat e para të sëmundjes së zemrës
- Gazetari: Albin Kurti ra në ‘grackën’ e politikës serbe
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)