Shpëtoi familjen amerikane nga bora, shqiptari: Më ofruan para, s’i pranova
Amerika është përfshirë këto ditë nga stuhia më e madhe e viteve të fundit. Historitë njerëzore të lidhura me të janë të shumta, teksa njerëzit janë lidhur më shumë se kurrë me njëri-tjetrin për ta kaluar sa më lehtë atë.
E tillë është edhe ajo e një shqiptari, i cili ka ndihmuar tre amerikanë të gjendur në vështirësi qarkullimi duke i shpëtuar ata. Ai është Enea Bushati, i cili ka ndihmuar të dalë nga kanali makinën e një familje, një nenë me dy vajza që kishin ngelur të bllokuara plot 6 orë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Enea Bushati rrëfeu se ishte përballur me familjen amerikane të bllokuar në një kanal gjatë lëvizjes me kamionin me të cilin punon dhe nuk kishte hezituar për asnjë moment t’u vinte në ndihmë, duke iu ofruar edhe ujë dhe ushqim.
Ai tregoi se familja amerikane i kishte ofruar para pasi i kishte ndihmuar, por ai kishte refuzuar.
“S’e bëra për ndonjë qëllim të caktuar. Më ofruan pagesë, por refuzova duke u thënë se nuk e kam bërë për ndonjë vlerë monetare, por e kam bërë sepse e kam ndjerë veten mirë që e kam bërë dhe do ta bëj për çdo njëri në nevojë”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkon në 56 numri i viktimave nga stuhia e dëborës në SHBA
- Stuhia e dimrit në SHBA bllokon banorët e Nju Jorkut në makina
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida