Shpëton Kisha e Laçit, shuhen zjarret që rrezikonin vendin e shenjtë

23 Gusht 2023 | 15:54

Zjarri pranë kishës së Shna Ndout në Laç, nuk përbën më rrezik.

Në njoftimin e përditësuar nga Ministria e Mbrojtjes, situata është normalizuar në zonën pyjore pranë vendit të shenjtë, por vatrat e zjarrit po mbahen nën monitorim nga forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë.

Në zonë ka ende një vatër aktive, ndërsa sipërfaqja përshkruar nga zjarri është mbi 90 hektarë pyll me pisha dhe bimësi.

Flakët janë në afërsi të fshatit Delbnisht, ku ndërhyrja nga toka është e pa mundur për shkak të terrenit.

Helikopteri ka kryer rreth 3 orë fluturime dhe ka bërë 45 rrugë, dukë bërë të mundur që zjarri të mos arrinte në kishë. Për shuarjen e flakëve, po ashtu janë angazhuar 140 Forca të Armatosura, 60 policë dhe 36 zjarrfikës.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të territorit të Qarkut, situata paraqitet e qetë.

Fatmirësisht, si pasojë e flakëve që u aktivizuan që prej ditës së martë nuk ka humbje jetë.

Në pranga është vënë një nga autorët e dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri ka rënë në sipërfaqe të dendur me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dëllinjë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026