Shpresë për evakuimin e banorëve në Mariupol

31 Mars 2022 | 22:30

Rusia ka rënë dakord për të evakuuar banorët në Mariupol. Për më shumë se një muaji, qyteti është nën pushtimin rus.

Infrastruktura, godinat e banuara, madje dhe baza e Kryqit të Kuq atje është shkatërruar. Mbi 100 mijë persona ndodhen në kushte ekstreme jetese.

“Ne morëm një mesazh gjatë natës nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar se Federata Ruse konfirmoi gatishmërinë për të krijuar aksesin për autokolonën humanitare në Mariupol përmes qytetit të Berianskut. Dërguam atje 45 autobusë,” – u shpreh zv. kryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshçuk.

Vlerësohet se të paktën 5 mijë civilë kanë vdekur si pasojë e rrethimit të Mariupolit. Kryebashkiaku i qytetit, Vaidim Boiçenko i ka kërkuar ndihmë ndërkombëtarëve.

Trupat ruse kanë marrë nën kontroll spitalin e qytetit, ku mungon gjithçka dhe ku në korridore ndodhen disa dhjetëra pacientë të sëmurë e të plagosur. Edhe mjekët mungojnë. Disa prej tyre, sipas qeverisë ukrainase, u transferuan me forcë drejt Rusisë. Vetëm një gjenerator lejon operacionet minimale në sektorin e maternitetit dhe mban gjallë shpresat për të vazhduar jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024