Shpresë për mjekësinë, epidemiologu Alimehmeti flet për medikamentin që ul vdekshmërinë me 33 %

17 Qershor 2020 | 15:29

Shtimi i rasteve me COVID-19 në Shqipëri ka rikthyer frikën tek qytetarët. Duke analizuar situatën dhe rastet e reja, kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh dje se me këto shifra nuk ka arsye për t’u mbyllur, por në rast se situata ndryshon, atëherë mund të aplikohet sërish skenari i rimbylljes.

Epidemiologu klinik Ilir Alimehmeti tha në Euronews Albania se raste janë shqetësuese, por problemi serioz shton ai, duhet parë tek shtrimet në spital dhe jo aq tek rastet.  Ai shton se mbyllja që bëri Shqipëria thjesht  ndikoi në “shtypjen” e rritjen e kurbës.

“Ne jemi akoma të ndjeshëm ndaj virusit. Për sa kohë që ishte mbyllja në bëmë shtypjen e kurbës dhe tani e jep efektin. Tek ne shifrat shumë të vogla bëjnë diferenca të mëdha, pra 82 është shifër shumë e madhe për Shqipërinë”, tha ai.

Mjeku Alimehmeti tha se nuk ka arsye deri tani që qeveria të aplikojë masat e rimbylljes.

“Në këtë moment nuk kanë asnjë vend për diskutim. Gjatë javëve që kemi ecur. shqetësuese nuk janë raste e reja, por sytë duhet të qëndrojnë tek spitalet”, shtoi ai.

Por, çfarë efekti jep medikamenti i quajtur “Deksametazon” tek të prekurit me COVID-19, z. Alihmehmeti jep këtë shpjegim: “Ky është një medikament shumë i njohur, njihet prej dekadash dhe nuk është asgjë e re dhe përdoret në situata të tilla. Ajo që vunë re studiuesit e Oskfordit, sepse ata kanë bërë një studim shumë të madh është mjekimi i parë i cili  jep  ndihmë tek pacientët që janë rëndë. Të gjitha mjekimet e tjera veprimin e kanë tek pacientët që janë më lehtë.  Ky për herë të parë përmirëson mbijetesën me 33 %. Ai e ul vdekshmërinë  me 33 %”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026