Shpresoj që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, thotë Escobar

1 Qershor 2022 | 12:00

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shpreson që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas formimit të qeverisë së re në Beograd.

Sipas Escobar, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rëndë dakord për të vendosur sanksione dhe Serbia duhet t’i bashkohet kësaj nisme, raporton Zëri i Amerikës.

“Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord që Rusia të paguajë çmim për këtë përmes sanksioneve, duke mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj. Shpresoj që Serbia do t’i bashkohet këtij grupi dhe do të harmonizojë sanksionet kur të formohet qeveria”, u shpreh ai.

Pak ditë më parë, kryeministrja serbe Ana Brnabiç u shpreh se Beogradi nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe se nuk do të vendosen sanksione ndaj Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026