Shqipëri- Çeki/ Mbahet ceremonia për katër lojtarët që njoftuan tërheqjen

16 Nëntor 2024 | 20:43

Në nisjes së ndeshjes Shqipëri-Çeki në stadiumin Air Albania është mbajtur edhe një ceremoni nderuese për katër lojtarë të cilët kanë njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja.

Bëhet fjalë për Bekim Balajn, Odise Roshin, Ermir Lenjanin dhe Klaus Gjasulën.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dhënë nga një çmim mirënjohje të katërt futbollistëve, për kontributin e dhënë në Kombëtare.

Balaj, Roshi, Lenjani dhe Gjasula, u shfaqën të emocionuar, teksa merrnin çmimin. Më pas lojtarët u përshëndetën me tifozët e pranishëm në stadium.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026