Shqipëri-Letoni/ Sylvinho: Një ndeshje vendimtare por nuk jemi në nivelin e Spanjës

8 Shtator 2025 | 17:57

Në prag të përballjes me Letoninë, që do të zhvillohet të martën më 9 shtator në “Air Albania”, trajneri i kuqezinjve Sylvinho doli para mediave për të analizuar gjendjen e ekipit dhe pritshmëritë për këtë sfidë kualifikuese për Botërorin 2026.

Trajneri brazilian vlerësoi seriozitetin e takimit, duke theksuar se Letonia është një skuadër e fortë fizikisht dhe e organizuar mirë në fushë. Ai nënvizoi se nuk duhet nënvlerësuar, duke kujtuar edhe performancën e saj ndaj Serbisë, ku rezultati ishte i ngushtë.

“Rezultate si ai i Spanjës me 6 gola ndodhin rrallë. Ne nuk jemi ende në atë nivel. Letonia është një kundërshtar që lufton për çdo top dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm,” u shpreh Sylvinho.

Duke iu referuar ndeshjes së kaluar ndaj Gjibraltarit, ku Shqipëria fitoi me vështirësi, trajneri theksoi se presioni mbi lojtarët e rinj nuk është i drejtë: “Kishim disa debutues. Medon Berisha për shembull, luajti për herë të parë si titullar. Prisja më shumë, por është e vështirë të kërkosh fitore bindëse nga ata që sapo kanë hyrë në ekip”.

Sa i përket përbërjes së ekipit për ndeshjen me Letoninë, tekniku brazilian theksoi se formacioni nuk është ende vendosur, por paralajmëroi disa ndryshime si në repartin mbrojtës, ashtu edhe në sulm.

“Ekipi ka ndryshuar shumë në këto dy vite e gjysmë. Të rinjtë po afrohen dhe ky është një proces natyral. Kemi ende punë për të bërë. Edhe lojtarët që nuk luajnë rregullisht në klubet e tyre, mund të jenë pjesë e planeve tona, nëse shfaqin përkushtim dhe cilësi,” tha ai.

I pyetur nëse kjo ndeshje është si një “finale” për të, Sylvinho nuk pranoi të komentojë drejtpërdrejt, por nënvizoi rëndësinë që ka çdo takim në këtë fazë.

“Kur je në garë për një Botëror, çdo ndeshje është jetike. Gabimet e vogla kushtojnë shumë. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe të futemi në fushë për të fituar. Nuk mund të mendojmë për muajt e ardhshëm. E rëndësishme është e nesërmja,” përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026