“Shqipëria dhe Turqia i japin botës siguri e paqe”- Spiropali vizitë në Ankara

17 Korrik 2025 | 13:30

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi, ku u prit në takim nga kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmus.

Ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor në një kohë konflikti u cilësua nga kryetarët e parlamenteve të Shqipërisë dhe Turqisë si një çështje me rëndësi të madhe. Në deklaratën e përbashkët në Ankara, dy homologët u angazhuan për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Një Ballkan Perëndimor në paqe dhe pa konflikte. Ky ishte mesazhi i kryetarëve të dy parlamenteve, të Shqipërisë dhe Turqisë, në deklaratën që pasoi takimin kokë më kokë mes Elisabeta Spiropalit dhe Numan Kurtulmuş në Ankara.

“Ne jemi për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, sidomos në këtë kohë kur bota po kalon një turbulencë të madhe. Në çdo rajon kemi tension dhe konflikte të armatosura. E nënvizoj si shumë të rëndësishme paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Divergjencat që ekzistojnë duhet të zgjidhen përmes dialogut,” deklaroi Numan Kurtulmuş, Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë.

Kryearja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, vlerësoi rolin e Turqisë në mbështetje të paqes, në rajon por dhe në botë.

“Shqipëria dhe Turqia prodhojnë dhe i japin botës siguri e paqe, të cilat janë të nevojshme në çdo kohë, por janë të një rëndësie kritike në kohën që jetojmë, kur retë e luftës nuk janë më në horizont, por rrotull vendeve tona. Ne vlerësojmë Turqinë si një garant historik dhe natyral të paqes në rajon. Shqipëria po merr gjithashtu një rol udhëheqësie në bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për zhvillimin, integrimin euroatlantik dhe paqen.”

Angazhimi i të dyja vendeve, ku Turqia cilësohet partner strategjik për Shqipërinë, është rritja veçmas e shkëmbimeve tregtare nga 1 në 2 miliardë euro.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026

Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet

Një konflikt me sende të forta është regjistruar mes dy personash mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin. Si pasojë e përleshjes,...
07:14 | 24/07/2026

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026