Shqipëria, dobët në mësime: Kurrikulat e përkthyera, nuk përshtaten më shkollat tona
Shqipëria u rendit ndër vendet e fundit në cilësinë e arsimit. Ekspertët thonë se ka nevojë për ndryshime radikale në gjithë sistemin duke nisur nga tekstet që zakonisht janë të përkthyera keq.
Testi ndërkombëtar i PISA, nxori në pah nivelin e mësimdhënies në shkollat në vendin tonë. Ekspertët e arsimit thonë se faktori kryesorë I këtij rezultati janë kurrikulat e kopjuara nga sistemi anglez, të përkthyera në shqip.
“Është një këmbanë alarmi, që nuk kemi më nxënës mendojnë më mënyrë kritike, ne po vazhdojmë të kemi një shkollë si dikur të mësojmë përmendesh. Një kurrikul të kopjuar, që nga 2014, nga shteti anglez shteti anglez po përballej me këto vështirësi këtu e 10 vite më parë. ka nevojë të rishikohet. ka ardhur momenti të marrim mësuesit më të mirë të matematikës, të shkencave dhe tu themi çfarë na duhet”,-tha Irida Sina, eksperte arsimi.
Shqipëria ka rënë me plot 47 vende në renditje për sa I përket leximit, 41 vende në shkencë dhe 69 vende në matematik në krahasim me rezultatet e viti 2018, duke shënuar përkeqësimet më të mëdha në krahasim me të gjitha vendet e marra në konsideratë në nivel global.
“Duhet një reflektim nga ana e mësimdhënësve dhe nga ana e ekspertëve të arsimit, për ndërtimin e kurrikulës, hartimin e testeve dhe trajnimin e mësuesve lidhur me metodat bashkëkohore, jemi ende tek metoda e riprodhimit të materilait, por në fakt pyetjet në test kërkojnë aplikimin dhe zbatimin ne praktike të njohurive që nxënësi merr”,-u shpreh”,-tha mësuese Irida Xhura .
Tërmeti dhe pandemia kanë sjellë ndikimin e tyre në mësimdhënie. Kjo gjë u vu akoma dhe më shumë re dhe në gjuhën amtare, ku edhe aty njohuritë të nxënësve shqiptarë ishin në rënie.
“Shumë pak nga të rinjtë janë të orientuar të lexojnë në mënyrë të thelluar, rrjetet sociale dhe ekrani e ka ndikuar këtë gjë, nëse lexojmë më pak do kemi më pak të rinjtë të artikuluar”,-tha ekspertja e arsimit, Irida Sina.
Testi i Pisës është ndërkombëtar, një formë e cila tregon dhe nivelin e shkollave në Shqipëri. Mësuesit por dhe ekspertët e arsimit, në një ndër pikat që kërkojnë të ndryshohen është dhe infrastruktura në shkolla.
“Qeveria dhe institucionet që duhet të motivojnë mësuesit të rriten pagat dhe infrastrukturat të jenë funksionale dhe jo laboratorët të qëndrojnë mbyllur”,-tha Irida Xhura.
Shqipëria bashkë me Kosovën renditen të fundit në rajon në testin PISA 2022, ndërsa shumica e vendeve të testuara njohën rënie të performancës së të nxënit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 08:52 “Një ushtar amerikan për çdo iranian të vrarë”, Irani kërcënon SHBA-në me hakmarrje
- 08:46 U përpoq të thyente bllokadën detare, SHBA-të sulmojnë cisternën e naftës në Gjirin e Omanit
- 08:40 Trump merr pjesë në Darkën e Korrespondentëve pas të shtënave me armë. Sulme, fyerje dhe batuta me gazetarët
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme