Shqipëria e 2-ta për numrin e diplomuarve për IT në rajon, më pak të paguar

1 Nëntor 2024 | 17:34

Nga viti 2018, në Shqipëri të diplomuarit për IT kanë ardhur në rritje, krahasuar me rajonin, por ndërkohë ka pagat më të ulëta në këtë sektor. Vendi ynë renditet i dyti për numrin e të diplomuarve në IT për 100 mijë banorë.

Paga mesatare e personave të punësuarIT, sipas INSTAT është 1100 euro. Ndërkohë paga mesatare në rajon është 2115 euro.

Shtetet me pagat më të larta janë Lituania dhe Estonia, ndërkohë që Shqipëria, Kosova dhe Azerbajxhani janë vendet me pagat 2.5 herë më të ulëta, se rajoni.

Nga viti 2018 deri në vitin 2022, numri i personave të punësuar në Sektori i TIK-ut u rrit nga  16,195 në 2021, në 18,377 në 2022. Të dhënat e nxjerra nga Indeski i KonkurueshmërisëIT-së, tregojnë se Shqipëria renditet në vendin e 21 nga 23 vende, për kategorinë e talenteve me rezultatin 10.06.

Pavarësisht këtyre luhatjeve, eksporti i shërbimeve TIK, duke përfshirë shërbimet kompjuterike, është rritur vazhdimisht.

Në vitin 2018, eksporti i shërbimeve TIK ishte me vlerë 68.4 milionë euro, që u rrit në 155.3 milionë euro në vitin 2022. Po kështu edhe eksporti i shërbimeve kompjuterike ka ka pasur rritje të ndjeshme, duke u rritur nga 37.5 milionë euro në 2018 në 140.1 milionë euro në vitin 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026