Shqipëria, e para në Ballkan për transformimin digjital, sipas raportit të OECD
Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria u rendit e para për sa i përket transformimit digjital, ofrimit të shërbimeve publike e administrative si dhe mirëqeverisjes në vend.
Shqipëria kishte gjithashtu shifrat më të larta për sa i përket shprehjes së kënaqësisë së qytetarëve, pra përdoruesve të shërbimeve digjitale, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ky është vlerësimi që ka marrë Shqipëria në raportin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik OECD/SIGMA i cili u bazua në analizën e bërë mbi performancën për 52 indikatorë në 6 fusha të ndryshme të mirëqeverisjes dhe administrimit publik, në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky raport u transmetua në Ministerialin Rajonal për Mirëqeverisjen dhe Administrimin Publik, të organizuar nga OECD/SIGMA në 22 shkurt të këtij viti, ku morën pjesë përfaqësuesit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët prezantuan progresin lidhur me këtë reformë.
Shqipëria ka zbatuar disa reforma në fusha të administratës publike vitet e fundit.
Por, në kuadër të ofrimit të shërbimeve publike, arritja më e madhe e Shqipërisë sipas raportit ishte renditja në vendin e parë për transformimin digjital dhe ofrimin e shërbimeve online.
Kalimi i shërbimeve publike nga fizikisht në ato elektronike është një nga pikat që ka marrë vlerësimin më të lartë, përfshi këtu performancën e tyre të deritanishme qysh prej implementimit.
Në pjesën më ta madhe, qytetarët duket se janë të kënaqur dhe e kanë përqafuar digjitalizimin.
Në vazhdim, përdoruesit e shërbimeve publike e administrative në të gjitha vendet e rajonit janë pyetur se sa të kënaqur janë me shërbimet online dhe sa praktike janë ato.
Në këtë kategori, Shqipëria ka shënuar shifrat më të larta, krahasuar me vendet e tjera te Ballkanit Perëndimor.
Pyetjes se “A është e mundur të shkarkoni elektronikisht dokumente personale si certifikata, vërtetime, etj.”, 56% e të anketuarve në Shqipëri i janë përgjigjur pozitivisht dhe se i përdorin rregullisht shërbime të tilla (më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit).
Sipas raportimeve të qeverisë shqiptare, vitet e fundit, 95% e shërbimeve administrative janë mundësuar online.
377 prej tyre janë të nivelit 4, që në gjuhën e shërbimeve digjitale do të thotë se nisin dhe përfundojnë online.
Sipas raportit, vlera e këtyre shërbimeve elektronike u kuptua sidomos gjatë periudhës së pandemisë, kur kontakti fizik u minimizua në maksimum.
Aktualisht, në sistemin shqiptar të shërbimeve publike administrative online ekzistojnë 55 regjistra elektronikë, të cilët ndërveprojnë ndërmjet tyre në kohë reale, duke bërë që 66% e formularëve për aplikime të ndryshme të plotësohen automatikisht në e-Albania.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)