Shqipëria e viteve 1921 në sytë e antropologut të njohur zviceran, Eugene Pittard
Shqipëria e viteve 1921 e parë nga sytë e antropologut dhe akademikut të shquar zviceran Eugene Pittard, vjen për herë të parë për publikun shqiptar përmes një ekspozite me fotografi.
Në qindra fotografitë e tij, Pittard, sjell një botë shqiptare që edhe pse në kohë dramatike mbarte në vetvete dinjitetin, krenarinë dhe besimin për të nesërmen.
“Ne sjellim sot një koleksion fotosh interesante dhe unike të marra në Shqipërinë e viteve 1921 – 1924, fiks 100 vjet më parë nga Eugene Pittard. Ai dhe gruaja e tij Helene ishin një çift i jashtëzakonshëm. Ata ranë në dashuri me Shqipërinë që në vizitën e tyre të parë 1910. Shqipëria u bë pasioni i tyre i jetës. Eugene Pittard ishte një fotograf i njohur.
Fotografitë që ai la pas janë më tepër se regjistrime të kohës dhe vendit. Ato përmbajnë shumë admirim dhe respekt për subjektet që ai fiksoi përmes lenteve, peizazhet dhe momentet që e frymëzuan”, tha Ruth Huber, ambasadore e Zvicrës në Shqipëri.
Fotografitë e ekspozuara në Qendrën për Hapje dhe Dialog ofrojnë një dëshmi autentike të mënyrës së jetesës, veshjeve tradicionale, arkitekturës, riteve dhe përditshmërisë së shqiptarëve të asaj kohe.
“Këtu është një pjesë e e fotografive të Pittard. Ai ishte një politikan, ishte një humanist, ishte një antropolog, një shkencëtar, por që është pikërisht ai që thoshte Shqipëria ime. Është interesante fakti që një shekull përpara ky njeri e bëri të vetën Shqipërinë. Thoshte Shqipëria do të jetë si Zvicra e Lindjes. Domethënë ai gjente një lloj paralelizmi të identiteteve dhe të stoicitetit të dy popujve, të zviceranëve dhe të shqiptarëve”, shprehet Luan Rama, publicist dhe shkrimtar.
Në ekspozitën e Pittard, rrëfehen vetëm një pjesë e fotografive të realizuara prej tij, ndërkohë që në vijim mund të ketë dhe një ekspozitë tjetër.
“Shqipëria 1921-Eugene Pittard” vjen e kuruar nga Elton Koritari dhe një pjesë e saj prezantohet në formë digjitale.

LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse