Shqipëria financon pak arsimin| buxheti, 10 herë më pak se mesatarja e OECD
Buxheti për arsimin në Shqipëri nuk e ka arritur asnjëherë nivelin prej 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli minimal i sugjeruar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik e Zhvillim.
Për këtë vit, buxheti i ndarë ishte 390 milionë euro, ku një e treta ndahej për arsimin parauniversitar. Në mars, buxheti për arsimin u ul në 370 mln euro, ndërsa me ndryshimet e fundit të korrikut u rrit në 385 milionë euro.
Në krahasim me vitin e kaluar buxheti pësoi rritje, por ajo shkoi kryesisht për pagat, që u rritën me 6 për qind për 36 mijë mësuesit e arsimit parauniversitar bazë dhe atij të mesëm.
Shqipëria shpenzon 850 euro në vit për arsimimin e çdo nxënësi dhe student. Situata nuk pritet që të ndryshojë të paktën deri në 2024, ku qeveria parashikon të ruajë të njëjtin nivel financimi për këtë sektor.
Mesatarja e vendeve të OECD është mbi 10 mijë euro. Mes këtyre vendeve, Luksemburgu është në krye të listës me shpenzimin më të lartë prej 23 mijë eurosh për çdo nxënës e student.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)