Shqipëria i dërgon ‘me dashuri’ një predhë Ukrainës, kush ishte dhuruesi?

17 Qershor 2022 | 12:17

Ukrainasit janë të vendosur të bëjnë çmos për të ndihmuar ushtrinë e tyre në luftën kundër Rusisë. Një student 22-vjeçar i cili nuk kishte guxim të luftonte vendosi të mblidhte fonde për të ardhur në ndihmë.

Anton Sokolenko, i cili studion për IT tregoi në një intervistë për “Business Insider” se po u jep mundësi atyre që duan të dhurojnë armë për në ndihmë të Ukrainës kundër Rusisë, të shkruajnë dhe një mesazh nëpër predha.

Shërbimi i tij kushton 40 dollarë dhe porositë jepen përmes rrjeteve sociale nga persona në mbarë botën.

Një mesazh në predhat shkruante në anglisht “Me dashuri nga Shqipëria”. Nuk dihet se kush ka qenë dhuruesi, por sipas Sokolenkos porositë vijnë kryesisht nga rrjeti social Telegram.

Studenti është i lidhur me një OJQ në Ukrainë, të cilës i kalon paratë. Anëtarët e kësaj OJQ-je shkruajnë në predhat e ushtrisë ukrainase mesazhet që vijnë nga klientët. Më pas fotografohet dhe i dërgohet me foto klientit që mesazhi për të cilin ka paguar është shkruar mbi predhën që do të lëshohet ndaj ushtrisë ruse.

Sokolenko tregoi se deri tani janë dërguar më shumë se 18 mijë dollarë ndihmë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026