“Shqipëria importoi vaj ulliri nga Maroku dhe Egjipti”, fermeri tregon arsyen
Disa ditë më parë fermeri Alban Cakalli ka bërë një hartë shumë të veçantë ku tregon për zonat e Shqipërisë ku rriten më shumë perime apo fruta të caktuara. Nuk mbetet pas as blegtoria, e cila po ashtu është e përfshirë në këtë hartë.
Harta ka pasur shumë impakt, është shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë komente dhe sugjerime nga qytetarë që jetojnë në zona të ndryshme të vendit.
Në një intervistë për emisionin GoogMorning Albanians në Euronews Albania ai tha se Shqipëria është duke importuar vaj ulliri nga Maroku dhe Egjipti.
“Dua të përmend një fakt çfarë ndodhi këtë vit me vajin e ullirit; në fillim u ankuam se nuk kishte tregje, por kur fermerët u demoralizuan ua morën me çmim diku te 4 euro litri dhe kjo bëri që i gjithë vaji të konsumohej në Itali. Ne pastaj importuam dyfishin e sasisë që eksportuam. Hoqëm vajon tonë të mirë të ullirit dhe pastruam të gjitha stoqet e vendeve të Mesdheut. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur, duhet të ketë më shumë kontrolle nga Ministria e Bujqësisë”, tha fermeri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Deficiti tregtar i lartë, Shqipëria importon dyfish më shumë sesa eksporton
- Bie importi i mallrave nga Serbia në Kosovë
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë