Shqipëria kosto të larta, Organizata Botërore: 1 person do 4,4 $ në ditë për ushqim

13 Maj 2024 | 16:27

Shqiptarët shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre vetëm për tu ushqyer.

Organizata botërore e Ushqimit, ka përllogaritur se një personi në vendin tonë i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë për ushqim që të plotësojë  nevojat e një diete normale,

Kjo bën që Shqipëria  të renditet e para në rajon dhe e 28-ta në nivel global,  për kostot e larta të dietës ushqimore ditor.

Xhamajka është vendi I parë në botë për kostot më të larta të jetesës me 7.7 dollarë për person, ndërsa Britania e Madhe ka koston më të ulët me vetëm 2 dollar për person në ditë.

Sipas ekspertëve Indeksi i kostos së dietës ushqimore  në Shqipëri është i lartë, për shkak të pagave të ulëta dhe çmimet e larta, që në disa produkte janë edhe më të larta se në vendet e BE-se.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sa 83.7% e mesatares së Bashkimit Europian, e treta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë me 89.7%  dhe malit të Zi me 85.8%. Më të lirat në rajon janë çmimet në Maqedoninë e Veriut, me 68.2% e mesatares së BE-së. TABELE

TABELE

Çmimet e ushqimeve në raport me BE

Serbi              89.7% e mesatares së BE

Mali i Zi        85.8%. e mesatares së BE

Shqipëri         83.7% e mesatares së BE

Maqedoni e Veriut    68.2% e mesatares së BE

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026

Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026