“Shqipëria kundër shpopullimit”- Një lëvizje e re po gjen terren mes qytetarëve
“Shqipëria kundër shpopullimit” është lëvizja më e fundit e ndërmarrë nga një grup aktivistësh, si Aulon Kalaja, Kastriot Çipi, Edit Harxhi etj, e cila ka në fokus lëvizjet e fundit demografike.
E zhvendosur në Berat, kjo lëvizje organizoi takimin e saj të radhës, me pjesëmarrjen e qytetarëve beratas dhe përfaqësuesve lokal të Partisë Demokratike. Në panel u diskutuan çështje të rëndësishme, siç janë fenomeni i shpopullimit, censusi, marrëveshja Rama-Meloni etj.
Aktivisti Aulona Kalaja ka folur me tone të ashpra në lidhje me faktin e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria dhe me indinjatë të thellë mbi vendimet e qeverisë Rama për kthimin e Shqipërisë në kamp refugjatësh.
“Ditën e sotme jemi në qytetin e Beratit si një nga qarqet më të shpopulluar të Shqipërisë. Ne besojmë se këtu kemi të bëjmë me një axhendë për shpopullimin e Shqipërisë, nuk kemi të bëjmë me një lëvizje të lirë siç politika do ta quaj rëndom. Ajo që po ndodh në Shqipëri, shifrat janë të frikshme kur kemi parasysh që sipas informacioneve tona në Shqiperi jetojnë tanimë më pak se 1 milion e gjysmë banorë. Kjo është një shifër e frikshme, pothuajse jemi kthyer 100 vite prapa”, tha aktivisti Aulon Kalaja.
Një nga temat ku u fokusua ky takim ishte dhe Censusi i vitit 2023, ku siç thekson Aktivisti Aulon Kalaja, edhe pse prej disa muajsh është mbyllur regjistrimi i popullesisë, ende nga INSTAT nuk është bërë asnjë detaj publik rreth numrit të popullsisë që jetojnë brënda kufinjve të Shqipërisë.
“Është regjistruar popullsia e Shqipërisë dhe nuk dalin të dhënat, pra ne nuk kemi marr vesh sot e kësaj dite sesa shqiptar zyrtarisht jetojnë në Shqipëri. Nuk na intereson sesa televizora dhe frigorifera kanë shqiptarët, por na intereson sesa shqipar kan mbetur këtu”, tha Kalaja.
12 qytete si Bulqiza, Burreli, Cërriku, Kavaja, Fieri, etj, kanë mirëpritur këto takime, ndërkohë që siç edhe shprehet Kalaja, lëvizja “Shqipëria kundër shpopullimit” do vijoj edhe në qyete të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)