Shqipëria mbetet pa veteriner, vështirësi në plotësimin e nevojave në këtë sekor

22 Dhjetor 2023 | 17:04

Shqipërisë po i ikin edhe veterinerët. Alarmin e jep presidenti i urdhërit të mjekut veterinar, Ervin Resuli, i cili thotë se nga 60 mjek veteriner që diplomohen çdo vit, gjysma ikin në një nga vendet e BE.

“Shqipëria ndeshet me një mungesë të mjekëve veteriner në tërësi, jo shumë e theksuar por kjo herë pas here ka vënë në vështirësi strukturat veterinare për plotësimin e numrit dhe nevojave me veteriner, kjo pasi mjeku veterinar nuk hyn te profesionet më të vlerësuara dhe kjo ka bërë që një pjesë e veterinerëve, kryesisht të rinj, të largohen. 30 veteriner çdo vit largohen”, tha Ervin Resuli, president i Urdhërit të Mjekut Veterinar.

Jo vetëm në Shqipëri por dhe në të gjitha vendet e BE, vitet e fundit po shihet një trend orientues i veterinereve në klinika, duke lënë bosh zonat blegtorale.

“Trendi është që veterinerët e kafshëve bujqësore të jenë më të paktët në numër dhe shërbimi në zonat e thella të jetë i munguar në disa raste. Kjo ndikohet nga dy faktor, emigrimi dhe qasja ndaj kafshëve, në klinika veterinare.

Në këto kushte, kërkohet që mjekët veteriner të stimulohen edhe me paga më të mira, që ata të qëndrojnë jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe të punojnë në zona rurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026