INSTAT: Në vitin 2022 numri i mjekëve në Shqipëri ra me 1.9% i infermierëve me 0.7%

4 Dhjetor 2023 | 15:49

Viti 2022 ka shënuar një tjetër rënie të numri të bluzave të bardha brenda sistemit shëndetësor. Sipas raportit të INSTAT, vetëm në shërbimin parësore, kemi 1.9% më pak mjek se në vitin 2021, ndërsa infermierët në këtë shërbim ranë me 0.7%.

E thënë me shifra, në shërbimin parësor vitin e kaluar ishin vetëm 1.777 mjekë, ose 35 më pak se me 2021, ndërsa numri i infermierëve ra në 6.792 ose 50 më pak se vitit 2021.

Por ndërsa numri i mjekëve dhe infermierëve në shërbim po bie, numri i vizitave dhe nevojave për kujdes shëndetësor po rrite. Sipas INSTAT në vitin 2022, në shërbimin parësor vizitat u rritën me 1% në krahasim me vitin 2021.

Forca e punës në mjekësi sidomos me shërbimin parësor po tkurret prej emigracionit drejt vendeve perëndimore kryesisht Gjermanisë.

Këtë vit akademik, në fushat e studimit që lidhen me shëndetësinë janë 22.834 studentë, të cilët përbëjnë 18% të gjithë totalit të studentëve. Numri i studentëve me drejtim degët e shëndetit është më i lartë se nevojat e tregut të brendshëm, por ky trend lajmëron tendencat e emigracionit të profesionistëve në të ardhmen.

Rritja e mprehtë e emigrimit të mjekëve ishte pas vitit 2016 dhe lidhet kryesisht me rritjen e papritur të fluksit të mjekëve drejt Gjermanisë.

Qeveria shqiptare ka marr një së iniciativash, për të frenuar largimin e bluzave të bardha nga vendi ynë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026