Eurostat konfirmon shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në BE

16 Maj 2022 | 08:44

Shqipëria ka numrin më të lartë në rajon të azilkërkuesve gjatë vitit 2021 për në vendet e Bashkimit Europian.

përgjigjen e “Eurostat” për emisionin  “Mirëmëngjes”, theksohet se 8845 shqiptarë kërkuan azil për herë të parë.

Shifrat rriten kur shtohen edhe ata që kanë aplikuar më herët dhe janë në pritje të një përgjigjeje, por edhe për minorenët e pashoqëruar.

Gjatë vitit 2021, së bashku me aplikimet në pritje janë plot 13.210 shqiptarë që kanë kërkuar azil në Europë.

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut për azilkërkuesit, por me një diferencë të konsiderueshme. Nëse nga Shqipëria aplikuan për azil 8.845 persona për herë të parë, nga RMV-ja aplikuan 3020. Ndërsa, vendi me numrin më të ulët të azilkërkuesve në rajon është Mali i Zi, me 250 azilkërkues.

Vendi ku Shqiptarët kanë kërkuar më shumë azil është Franca, ndërsa vendi me azilkërkuesit më të shumtë minorenë është Belgjika, ku aplikuan 20 minorenë.

Në total, 55 minorenë kanë aplikuar për azil në BE nga Shqipëria, dhe 25 nga Kosova.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026