“Shqipëria meriton më shumë”, Agalliu zbulon pikat kryesore të programit të PD-së

31 Maj 2024 | 11:59

Partia Demokratike do të shpalosë programin e saj në 1 qershor. I ftuar këtë të premte në Euronews Albania, sekretari i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu zbuloi disa nga pikat kryesore të programit. Sipas tij Partia Demokratike do të luftojë fort për të ulur taksat, gjë që do të ndikojë në mirqënjen e vendit.

“Ne kemi kalkuluar dhe jemi të bindur se taksa e ulët i jep frymarrje qytetarëve, rrit qarkullimin e kapitalit, ndihmon bizneset, rrit investimet e huaja duke bërë të mundur që shqiptarët të kenë më shumë para në duart e tyre. Ne besojmë se paratë menaxhohen më mirë nga qytetarët se nga buxheti i shtetit” thotë Agalliu.

Kur flet për programin Agalliu thekson se Partia Demokratike do të punojë që të rinjtë të kthehen në Shqipëri.

“Në kushtet kur Shqipëria po braktiset nga të rinjtë, një pikë kyçe e këtij programi janë të rinjtë, kthimi i tyre nëpërmjet politikave nxitëse. Ndaj PD besojmë se çdo element i hedhur në këtë program është i realizushëm, mjafton të luftojmë korrupsionin” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026