Shqipëria në krye të SEEBRIG, merr drejtimin e Brigadës së Evropës Juglindore
Prej muajit gusht 2023 Shqipëria drejton Brigadën e Evropës Juglindore (SEEBRIG), një nga iniciativat rajonale të Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM).
Nga Kumanova në Maqedoninë e Veriut, Komandanti i Brigadës, gjeneral brigade Bilbil Bitri sqaron se “SEEBRIG, në komponentin e tij ushtarak u krijua për të rritur nivelin e bashkëpunimit ushtarak dhe për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis vendeve pjesëmarrëse”.
Kjo iniciativë sot përbëhet nga 6 shtete: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia. Kjo është hera e dytë që në krye të SEEBRIG është një komandant që vjen nga radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Komandant i Brigadës së SEEBRIG , gjeneral brigade Bilbil Bitri sqaron më tej se “përveçse detyrim është një mundësi për të treguar atë që Shqipëria e ka treguar më së miri që pas rënies së Murit të Berlinit, frymën e bashkëpunimit rajonal, frymën e një stabiliteti dhe paqeje dhe idenë për të dakordësuar dhe kontribuar në iniciativa të tilla që forcojnë jo vetëm bashkëpunimin, por krijojnë terrenin për një zhvillimin paqësor të rajonit”.
Sipas gjeneralit Bitri, për Shqipërinë është një koencidencë fantastike që në 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO, në të njëjtën kohë jo vetëm kontribuan drejtpërdrejt në NATO, por kontribuan gjithashtu edhe përmes iniciativës rajonale për paqen dhe sigurinë në rajon e përtej tij.
Shqipëria do të mbajë drejtimin e Iniciativës së Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore për një afat tre vjeçar.
Rama liston mësimet nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:40 Rama liston mësimet nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët