“Shqipëria në kupën e botës”- Broja: Kur e bëri Maroku, pse jo ne
Sulmuesi i kombëtar shqiptare Armando Broja thotë se ekipi kuq e zi ka aftësinë për të arritur në Kampionatin Botëror.
Shqipëria në Kupën e Botës. Kjo është ëndrra e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja.
Në një intervistë dhënë për revistën “World Soccer”, lojtari i kombëtares ka folur për karrierën e tij dhe për pritshmëritë në ekipin kombëtar. Broja thotë se elemenët që ka sot ekipi dhe trajneri kuq e zi do të sjellin sukses në arenën ndërkombëtare.
“Nuk kam asnjë dyshim që kemi talente aty dhe është një nder i vërtetë për mua të jem pjesë e këtij projekti. E pamë atë që bëri Maroku në Kupën e Botës dhe besojmë se nuk ka asnjë arsye pse ne si grup të mos e përsëritim diçka të ngjashme në të ardhmen. Kemi talentin për ta çuar Shqipërinë në Kupën e Botës për herë të parë në historinë e saj”, tha Broja.
Sulmuesi i Çelsit ka komentuar dhe përballjet në kampionatin anglez. Pas dëmtimit në gju, ai thotë se rikuperuar dhe shumë shpejt do të jetë në formën me të mirë. Pas firmosjes së kontratës 6 vjeçare me këtë klub, Broja shprehet se e sheh të ardhme gjatë në këtë ekip.
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)