Shqipëria në solidaritet me Gjermaninë, dënon sulmin në tregun e Krishtlindjeve
Shqipëria dënon sulmin në tregun e krishtlindjeve në Gjermani. Në reagimet e tyre, drejtuesit e lartë të shtetit thonë se vendi ynë mbetet i bashkuar kundër terrorizmit.
Tronditja që ka shkaktuar sulmi në Magdeburg të Gjermanisë është e madhe. Presidenti Bajram Begaj, shkruan se “goditja me makinë e qindra njerëzve paqësorë në tregun e Krishtlindjeve, duhet të dënohet si një akt frikacak, jo dinjitoz dhe i pajustifikueshëm”, shprehet Begaj.
Edhe Kryeministri Edi Rama në një postimi në rrjetin social “X”, shkruan se ndihet i tmerruar nga “sulmi terrorist që ka marrë jetë të pafajshme dhe ka plagosur shumë persona gjatë festimeve”.
Më tej, Kryeministri Rama shpreh solidarizimin e Shqipërisë me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm dhe shton se vendi ynë mbetet i bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ndërsa Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka konfirmuar se në grupin e njerëzve të lënduar, nuk ka asnjë shqiptar, duke shtuar se qëndron në solidaritet me familjet e të prekurve. “Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme. Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan ministri Hasani.
Ngjarja e rëndë në tregun festiv të qytetit gjerman, u shkaktua nga një person me origjinë nga arabia saudite, i cili u fut mespërmes turmës dhe la 5 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 17:22 Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit
- 17:19 Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit