Shqipëria nis “Giro d’Italia” në 2025, Rama: Moment historik, ndiqet nga 200 TV
Një nga aktivitetet më të famshme sportive në botën e çiklizmit, Giro d’Italia, do të nisë vitin e ardhshëm në Shqipëri. Gara e njohur me një traditë mbi 100-vjeçare ka përzgjedhur vendin tonë si destinacion për nisjen e saj të vitit 2025, një zhvillim historik që pritet të tërheqë vëmendjen e miliona spektatorëve në mbarë botën.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën e prezantimit të “Giro d’Italia Grande Partenza”, e cilësoi këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në promovimin ndërkombëtar të vendit tonë.
“Kemi marrë konfirmimin që Shqipëria është zgjedhur… E di që ka shumë zgjedhje për vende konkurrente, por kjo është një traditë që vazhdon prej 15 vitesh. Jam i lumtur që kemi mundur shumë të tjerë më të mëdhenj. Gjithashtu, për t’ju treguar vendin tonë të mrekullueshëm 800 milionë spektatorëve në 200 televizione botërore që transmetojnë drejtpërdrejt Giro d’Italia”, tha Rama.
Gara do të zhvillohet për tre ditë me radhë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, duke mbledhur kampionët më të mëdhenj të çiklizmit nga e gjithë bota. Ky event, i cili shtrihet përtej sportit, për Ramën është një mundësi për të treguar Shqipërinë si një destinacion të veçantë në hartën globale.
“E kam thënë gjithmonë: Shqipëria është një Itali e vogël, dhe me këtë nisje ne jemi vërtet një Itali në anën tjetër të detit. Ky event nuk është vetëm një ngjarje sportive, por një festë ku të gjithë përfshihen. Për ne është hera e parë dhe shpresoj jo e fundit. Do të kujdesemi të bëjmë gjithçka edhe për nisjen e garës në vitin 2026”, u shpreh kreu i qeverisë.
Në 9 maj 2025, çiklistët më të mirë të botës do të garojnë për pole position duke nisur itinerarin nga Durrësi, Tirana dhe Vlora. Me një traditë 114-vjeçare, Giro d’Italia sjell jo vetëm emocionin e garës, por edhe një hap të rëndësishëm për të prezantuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West