Shqipëria nis sot përgatitjet me një test ndaj Gjibraltarit, synimi është Letonia
Kombëtarja shqiptare do të zbresë sot në fushë për të zhvilluar një miqësore kundër përfaqësueses së Gjibraltarit, në atë që do të jetë ndeshja e parë për këtë grumbullim. Ky duel do të shërbejë si një provë përpara përballjes zyrtare ndaj Letonisë, e planifikuar për datën 9 shtator në stadiumin “Air Albania”.
Trajneri Silvinjo ka shfrytëzuar ditët e përgatitjeve në Malaga, Spanjë, për të parë nga afër formën e lojtarëve dhe për të ndërtuar një ide më të qartë mbi formacionin titullar për sfidën e ardhshme. Stërvitja përmbyllëse është zhvilluar ditën e djeshme, ku tekniku brazilian ka testuar skemat dhe lojtarët që pritet të aktivizohen sot.
Skema e mundshme për miqësoren
Duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes ndaj Letonisë, pritet që në përballjen me Gjibraltarin të ketë hapësira për futbollistët që kanë pasur më pak minuta në ndeshjet e fundit. Portieri Thomas Strakosha, i cili po shkëlqen në kampionatin grek, mund të nisë titullar, ndërsa në stol si alternativë pritet të jetë Mario Dajsinani.
Në mbrojtje, qendra do të përbëhet nga dyshja Kumbulla-Gjimshiti, me Balliun në krahun e djathtë dhe Alijin në të majtë. Në mesfushë, pritet të luajnë Berisha, Shehu dhe Asllani, ndërsa në repartin ofensiv, Daku pritet të jetë në qendër, me Bajramin dhe Hoxhën në krahë.
Debutim ndaj një kundërshtari të panjohur
Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria do të përballet me Gjibraltarin. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00, një ambient i ri për kuqezinjtë që kërkojnë të marrin sinjale pozitive përpara sfidës vendimtare në Tiranë.
Lëvizjet e skuadrës
Grupi është mbledhur që prej disa ditësh në Spanjë, ku janë zhvilluar përgatitjet intensive. Udhëtimi drejt Gjibraltarit do të kryhet sot përpara ndeshjes, ndërsa pas përfundimit të saj, skuadra do të rikthehet në hotel për t’u pushuar dhe nesër do të kthehet në kryeqytet, ku do të nisin menjëherë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë