Shqipëria përballet me Serbinë, masa të forta sigurie në stadiumin me 8 mijë vende

11 Tetor 2025 | 14:56

Serbia dhe Shqipëria do të përballen sonte në Leskovac në një ndeshje të zjarrtë të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e fundit nën urdhrat e trajnerit Sylvinho, i cili pritet të zbresë në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Nga ajo që raportohet, kuqezinjtë pritet të nisin me Strakoshën në portë, mbrojtjen me Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj, në mesfushë Laçi, Asllani dhe Shehu, ndërsa në sulm Broja, Bajrami dhe Manaj.

Ndeshja nuk do të luhet në stadiumin e Beogradit, por në Leskovac, aty ku mund ta shohin direkt vetëm 8000 tifozë. Të dy skuadrat do të përballen me njera-tjetrën, teksa ndodhen në grup në vendin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 8 dhe 7 pikë të grumbulluara.

Kujtojmë se masat kanë qenë të rrepta pasi futbollistët shqiptarë shkelën në tokën serbe. Hoteli ku qëndron kombëtarja shqiptare në Nish është rrethuar dhe blinduar nga forca të shumta policore, për të garantuar sigurinë maksimale të skuadrës kuqezi në prag të sfidës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026

Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026