Shqipëria përparon në negociatat me BE-në, IBAR kalon në COREPER

21 Maj 2026 | 12:35

Shqipëria ka kaluar draftin e qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të Bashkimit Europian në grupin e punës së COELA-s, i cili është mbajtur sot në Bruksel, bëjnë të ditur burime për Euronews,

Po sipas të njetave burime për gazetaren e Euronews Albania Eksiola Shehu , konferenca ndërqeveritare pritet të mbahet më 26 maj.

Ndërkohë, nesër raporti i piketave të ndërmjetme, i njohur ndryshe si IBAR, pritet të kalojë në grupin e punës të ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të BE-së në COREPER ndërsa miratimi i tij shihet si një hap i rëndësishëm që i hap rrugë avancimit të mëtejshëm të procesit të negociatave, përfshirë edhe fazën e nisjes së mbylljes së kapitujve të anëtarësimit.

Raporti i piketave të ndërmjetme, i njohur si IBAR (Interim Benchmark Assessment Report), është një dokument teknik i Komisionit Europian që vlerëson progresin e një vendi kandidat në përmbushjen e kritereve të hapjes së kapitujve të negociatave me BE-në.

Në këtë fazë, IBAR shërben si një “filtrim” i parë institucional për të përcaktuar nëse Shqipëria ka përmbushur kushtet minimale për të kaluar në hapa më të avancuar të procesit të integrimit.

COREPER është organi që përgatit vendimet për Këshillin e BE-së dhe luan rol kyç në filtrimin politik të dosjeve para se ato të miratohen zyrtarisht ndërsa COELA është grupi i punës së që merret me çështjet e zgjerimit dhe koordinimin teknik të negociatave për vendet kandidate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026