Shqipëria po braktis iso-polifoninë, trashëgiminë e UNESCO-s

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Grupi “Isokratess“, minoriteti grek me vajza dhe gra nga Dropulli dhe Poliçani i Gjirokastrës kanë kënduar polifoni në një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Amerikës.

Shqipëria loboi shumë që isoja të futej në UNESCO, ndërsa më pas ndaloi për të mos bërë më asgjë. I këtij mendimi është studiuesi Auron Tare, i cili në një intervistë për Euronews Albania thotë se një nga tiparet më dalluese të kulturës tonë nuk po mbrohet.

 “Polifonia është një nga elementët thelbësorë të traditës tonë, pra element identifikues, është shumë e rëndësishme për t’u stimuluar, për t’u mbështetur në mënyra të ndryshme. Për shembull, në periudhën komuniste përhapja e traditës shqiptare jashtë sigurisht ka qenë pjesë e ideologjisë, por ka qenë shumë e fortë. Pas 92’ kjo traditë humbi në përgjithësi. Shumë pjesë të folklorit po humbasin, po shuhen fare siç është për shembull tradita e gajdeve,” – tha ai.

- Advertisement -

Në çdo fshat të jugut ka grupe që e kultivojnë mjaft mirë iso-polifoninë, por është e rëndësishme të promovohet jashtë vendit, njësoj siç bëri Greqia me grupin “Isokratess” në Amerikë.

Nazif Çela, një nga këngëtarët më të njohur të iso-polifonisë thotë se me këto ritme mund të na marrin ison njësoj siç ndodhi me lahutën.

“Mundet që të ndërhyjë dhe dikush tjetër dhe të na marrë vlerën më të mrekullueshme të Shqipërisë, ashtu siç na morën dhe lahutën e malësisë. Polifoninë e kanë edhe ata, por s’e kanë si ne. Deri tani këtë gjë e kemi mbajtur ne folkloristët e vjetër që jemi, nuk themi se nuk ka edhe të rinj sepse ne kemi përgatitur dhe të rinj, por që janë shumë pak,” – u shpreh ai.

Edhe për Alket Zaimin nga grupi “Djemtë e Vjosës” kjo është çështje politike.

“Siç na morën serbët, që na morën lahutën dhe e bënë të tyren, këta ndoshta bëjnë një politikë për ta marrë polifoninë dhe për ta bërë të tyren,” – tha Zaimi.

Nazif Çela kujdeset të mësojë një grup të rinjsh nga Lapardhaja në mënyrë që tradita të mbahet gjallë, por a është mjaftueshëm?

“Unë dëshiroj të vihet dorë nga qeveria te polifonia, se sa të jemi ne nuk e lëshojmë, nuk diskutohet. Këtu nuk kanë ku punojnë dhe ka ikur këngëtari i mrekullueshëm i të rinjve të Lapardhasë, ka vajtur në Itali, punon atje se s’ka ku t’i ushqejë fëmijët. Në këtë drejtim duhet të punojë shteti, ata njerëz që janë kështu të paktën t’i punësojë, se vlerat dalin rrallë, nuk këndojnë të gjithë,” – u shpreh Çela.

Ndërkohë Zaimi tregon se nëpër dasmat e jugut kërkohet vazhdimisht të mbahet gjallë tradita e të merret isoja.

“Zona e Vlorës e ka shumë të theksuar të kënduarin, në një farë mënyre e kanë shumë krenari dhe më vjen mirë, edhe Mallakastra po, Tepelena po e po njëherë që ndonjëherë thonë mbylle orkestrën se do ja marrim labçe. Kur të vdesë labi i fundit do mbarojë polifonia,” – tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numërohen 97% e votave në Turqi, Erdogan fiton zgjedhjet

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka fituar zgjedhjet, sipas rezultateve jozyrtare të agjencisë shtetërore Anadolu. Me 97 për qind të kutive të numeruara, Erdogan ka 52...

Çfarë ka në shishe? Irlanda, vendos në ektiketa rreziqet nga konsumimi i alkoolit

Të gjitha rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga konsumimi i alkoolit, do të jenë të pasqyruara në etiketën e çdo shisheje alkool. Ky është vendimi që...

Goditi me grusht Berishën, Shehu me probleme mendore, kërkohet shtrimi në psikiatri

Pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shtrimin në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun, personi i cili qëlloi me grusht në...

TË FUNDIT

Numërohen 97% e votave në Turqi, Erdogan fiton zgjedhjet

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka fituar zgjedhjet, sipas rezultateve jozyrtare të agjencisë shtetërore Anadolu. Me 97 për qind të kutive të numeruara, Erdogan ka 52...

Çfarë ka në shishe? Irlanda, vendos në ektiketa rreziqet nga konsumimi i alkoolit

Të gjitha rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga konsumimi i alkoolit, do të jenë të pasqyruara në etiketën e çdo shisheje alkool. Ky është vendimi që...

Goditi me grusht Berishën, Shehu me probleme mendore, kërkohet shtrimi në psikiatri

Pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shtrimin në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun, personi i cili qëlloi me grusht në...

Sheholli: Demokracia nuk mbahet me polici, të ketë zgjedhje të reja në Veri

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, komentoi situatën e tensionuar së fundmi në veri të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarëve të...

“370 mln euro për rritjen e pagave”, Pano: Ja kush do ti paguajë kostot

Ekonomisti Pano Sako komentoi vendimin për rritjen e pagave, ku për këtë plan pritet të investohen 370 milion euro. Në një intervistë për Euronews Albania,...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×