‘Shqipëria s’është ndarë nga e shkuara’, Kulla: Pse nuk e bëri PD ligjin e dosjeve?
Shkrimtari dhe diplomati Pëllumb Kulla thotë se ligji i dosjeve i miratuar pak ditë më parë nga Kuvendi është tepër i vonuar në raport me shtete të tjera që kanë qenë në të njëjtat kushte para 30 vjetësh dhe e kanë bërë me kohë ligjin.
Në një intervistë për Euronews Albana Kulla u shpreh se dosjet nuk janë hapur qëllimisht prej atyre që kanë qenë në pushtet pasi u duheshin për të qeverisur.
Sipas Kullës, PD duhet ta kishte me kohë ligjin e dosjeve ndërsa të majtët edhe pse me vonesë duhen përgëzuar që e miratuan një ligj të tillë.
“Derisa iu deshën dosjet sigurimit, pushtetarëve për të bërë qeverisjen i mbajtën dhe tani dalin në shesh. Xhelatët janë ata që njihen dhe mund të ishin marrë masa, dhe demokratë duhet të pyeten pse nuk e kanë bërë ata ligjin e dosjeve? Unë kam bindjen e plotë se nuk jemi ndarë ende nga e kaluara, jemi në një situatë që e kemi të vështirë të ndahemi nga mëkatet tona. Kjo është keqpërdorur nga të dyja palët politike. Madje duhen përgëzuar ata që e morën iniciativën këtë radhë, por mund të ishte bërë më herët edhe prej tyre”, tha Kulla.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet