“Shqipëria të ndihmojë Kosovën!” Këshilltari i Kurtit: Momenti është tani
Jeton Zulfaj, Këshilltari i kryeministrit të Kosovës ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se në këto momente Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën.
Ai tha se tashmë nuk ka asnjë pengesë apo kriter shtesë që Kosova duhet të plotësojë për tu anëtarësuar në Këshillin e Europës, por sipas tij Shqipëria duhet të jetë më mbështetëse dhe më aktive për ta ndihmuar Kosovën në këtë çështje.
“Për të drejtat e njeriut Kosova ka kushtetutën më të avancuar në Europë, siç është vlerësuar nga juristët dhe i kalon standardet ndërkombëtare. Pra kemi një kushtetutë të avancuar me të drejta të zgjedhuara për komunitetin serb. Një nga kriteret para anëtarësimit, Manastiri i Deçanit, u morr si vendim nga qeveria dhe nuk ka kërkesa e kritere shtesë.
Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Europës dhe ky është vlerësimi dhe vendimi i instancave të Këshillit të Europës. Në këtë mesë do duhej ndoshta të kishte përpjekje shumë më shumë edhe nga Shqipëria, që të arrihet ky pajtim dhe të tejkalohet ky keqkuptim.
Ne presim nga Shqipëria që ajo të luaj rol aktiv në këtë çështje pasi kështu duhet të bëjë në këto çështje që kanë të bëjnë me afirmimin e shtetësisë së Kosovës. Ne presim që Shqipëria të jetë aktive dhe proaktive në këtë çështje”,-tha Jeton Zulfaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit